INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, dy skafistë shqiptarë kapen me 1 ton e gjysëm marijuanë

Itali, dy skafistë shqiptarë kapen me 1 ton e gjysëm marijuanë

Publikuar më: 17:55 23-07-2017

Policia financiare italiane në bashkëpunim me rojën bregdetare të Termolit në provincën e Kampobasos në rajonin e Molises kanë ekzekutuar gjatë mbrëmjes së djeshme operacionin detar antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e një gomone me rreth 1 tonë e gjysmë drogë të tipit marijaunë, e arrestimin e dy skafistëve shqiptarë në moshë mjaft të re. Roja bregdetare italiane nën drejtimin e komandantit të repartit të Termolit, kolonel Roberto Di Vito kanë identifikuar gomonen nën ujërat e komunës së Petacciatas ndërsa po lundronte me shpejtësi të madhe.
Menjëherë dy skafe të rojës bregdetare italiane janë vënë në ndjekje të gomones duke bërë të mundur ndalimin e saj dhe arrestimin e dy skafistëve shqiptarë. Në bordin e gomones janë gjetur rreth 1 tonë e gjysmë marijuanë. Sipas policisë italiane dy skafistët e arrestuar janë të nënshtetësisë shqiptare e mjaft të rinj në moshë.

Article Logic
Execution time: 0.0027189254760742