INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ITALI/ Arrestohen 15 zjarrfikës për zjarrvënie të qëllimshme

ITALI/ Arrestohen 15 zjarrfikës për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar më: 16:45 07-08-2017

Pesëmbëdhjetë forca zjarrfikëse të Sicilisë janë arrestuar nga Policia e Raguzës. Mbi ta rëndon akuza se kanë ndezur qëllimisht disa vatra zjarri për të përfituar në mënyrë abuzive pagesa të akorduara nga shteti italian, rreth 10 euro për orë në rast të situatave të emergjencës. Pesëmbëdhjetë zjarrfikësit vullnetarë, të gjithë me origjinë nga provinca e Raguzës, në jug të Sicilisë u arrestuan për mashtrim me pasojë dëme të konsiderueshme. Drejtuesi i forcave zjarrfikëse të provincës kishte pikasur një numër të pazakontë ndërhyrjesh nga ana e stafit të tij, dhe nisur nga ky fakt ka nisur menjëherë hetimin.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049