INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS merr përsipër përgjegjësinë për terrorin në Londër

ISIS merr përsipër përgjegjësinë për terrorin në Londër

Publikuar më: 09:16 05-06-2017

"Shteti Islamik" merr përsipër përgjegjësinë për sulmin e fundit të Londrës. Kryeministrja May reagon ndaj ekstremizmit islamik me fjalët: "Tani u mbush kupa!"

Pas sulmeve të përgjakshme terroriste në Londër, milicia terroriste "Shteti Islamik" njoftoi përmes "agjencisë" së vet të lajmeve Amak se ata që vranë në kryeqytetin britanik të shtunën në mbrëmje të paktën shtatë vetë dhe plagosën rreth 50 të tjerë, ishin "një njësi luftëtarësh të IS-it". Në forumet dhe kanalet e tyre të chat-it simpatizantët e IS-it shprehën gëzim për këtë sulm, njofton "Site Intelligence Group" që është i specializuar për shqyrëtimin e propagandës radikale islamike.

Sipas dëshmitarëve okularë atentatorët kanë thirrur si në urën London Bridge edhe në lokalet në lagjen Borough Market se veprojnë "Në emër t

ë Allahut". Tetë minuta pas telefonatës së parë urgjente policët i vranë të tre burrat me breshëri prej 50 fishekësh, që sipas shefit të policisë anti-terror, Mark Rowley, nuk kishte ndodhur deri tani.

Policia po sqaron tani nëse në planifikimin e veprës terroriste kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Deri tani janë arrestuar 11 vetë që po mbahen në gjendje arresti hetimor.

Kryeministrja May: "Tolerancë e tepruar ndaj ekstremizimit"

Kryeministrja britanike Theresa May njoftoi fillimin e një linje të ashpër kundër ekstremizmit islamik. Ajo do ta "shfarosë" këtë fenomen në shoqërinë britanike", tha May.

"Ne nuk mund dhe nuk duhet të veprojmë, sikur çdo gjë mund të vazhdojë si deri tani" - tha May. Ish-Ministrja e Brendshme bëri thirrje për masa të reja kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe një veprim më të vendosur kundër propagandës islamike në internet dhe dënime më të ashpra për vepra terroriste.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, tha se "ne nuk do t'i lëmë kurrë këta frikacakë të fitojnë, dhe se nuk do të frikësohemi kurrë nga terrorizmi." dw

Article Logic
Execution time: 0.0025448799133301