INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ISIS dhe rrjetet sociale. Terroristët i shfrytëzojnë për të bërë propagandë[VIDEO]

Publikuar më: 15:04 01-06-2017

Grupi militant i Shtetit Islamik ka qenë një përdorues shumë i mirë i mediave sociale dhe ueb-it, duke transmetuar propagandën për sukseset e tij dhe duke e shfrytezuar atë si një mjet rekrutimi. Aktivitetet e ISIS morën një kthesë të rëndësishme në shtator të vitit 2015, kur mediat zyrtare të grupit kaluan në përdorimin e shërbimeve të mesazheve të koduara. Kjo erdhi pas një konflikti të gjatë me Twitter, i cili rregullisht i mbyllte llogaritë ISIS dhe disa platformave më pak të njohura nga të cilat edhe u dëbua. Ky ishte momenti kur Telegram funksionoi si "kanal", duke i lejuar përdoruesit të transmetonin në një numër të pakufizuar të përdoruesve të tjerë - një mjet që shumë xhihadistë në internet ishin të shpejtë për të shfrytëzuar. Por edhe krijimi i Telegram u vu re dhe llogaritë e tij zyrtare u pezulluan në mënyrë të përsëritur. Por operacionet e mediave të Isis-it krijuan shumë kanale të veçanta që thjesht përsërisnin ose pasqyronin atë që u shfaq në kanalin zyrtar. Kanalet vazhdimisht promovojnë lidhje të reja për versionet e tyre të riprodhimit, duke u bërë thirrje mbështetësve të ISIS-it t'i shpërndajnë më tej. Ato u bënë thirrje ndjekësve në Telegram për të përhapur përmbajtjen e propagandës së ISIS përmes Twitter dhe Facebook. Ekspertët thonë se grupi terrorist është ende më i suksesshëm në Telegram.

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402