INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte ‘zhdukur’ prej kohësh, por Adi Krasta kthehet me dy emisione! Zbulojeni se në cilin televizion [FOTO]

Ishte ‘zhdukur’ prej kohësh, por Adi Krasta kthehet me dy emisione! Zbulojeni se në cilin televizion [FOTO]

Publikuar më: 18:14 05-09-2018

Ai është padyshim një prej moderatorëve më të mirë shqiptarë dhe sigurisht një prej më të dashurve për publikun.

Por prej kohësh nuk e kemi pare shumë aktiv në ekranin e televizionit.

Hera e fundit kur ai u shfaq ishte dhjetorin e vitit të kaluar në prezantimin e festivalit të këngës në RTSH.

Mirëpo disa foto të shkrepura nga Gazeta Express na tregojnë se në sezonin e ri televiziv në shtator, Krastën do ta shohim sërish në ekran.

Burime për Gazeta Express bëjnë të ditur se Krasta do të rikthehet me formatin e tij të njohur “Krasta Show”, dhe gjithashtu flitet se mund të ketë dy emisione në këtë ekran.

Moderatori është fotografuar në ambientet e “News 24” ku pritet ta shohim së shpejti.

adi.jpg

adi1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379