INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ishte sikur të më përdhunonin!' Pas Kim K, Paris Hilton flet për publikimin e videos së SEKSIT

'Ishte sikur të më përdhunonin!' Pas Kim K, Paris Hilton flet për publikimin e videos së SEKSIT

Publikuar më: 20:05 10-12-2018

14 vjet më parë, showbizzi u trondit nga publikimi i videos së seksit të Paris Hilton me ish-të dashurin e saj Rick Salomon. “1 night in Paris” ndryshoi tërësisht jetën e Hilton dhe për këtë ajo ka folur në filmin dokumentar të ri “The American Meme”.

Si ishte që e gjithë bota të shihte një video aq personale të sajën?

” Realisht brenda natës, e gjithë jeta ime ndryshoi… çdokush po tallej me të. Nuk dola nga shtëpia për disa muaj. Ndihesha e turpëruar. Më dukej sikur të gjithë rrugës qeshnin me mua.”- është shprehur Hilton sipas “Decider”.

E përlotur, mesa duket kjo gjë e shqetëson akoma.

“Ishte sikur të më përdhunonin. Më dukej sikur humba një pjesë të shpirtit tim dhe u përfola për të në mënyra mizore dhe të liga.”- tregon më tej Hilton.

Kjo është diçka shumë e trishtë për t’u dëgjuar, pasi duhet të përmendim që sigurisht publikimi i videos u bë pa dijeninë e saj. Shpresojmë që pas kaq shumë vitesh, Paris të arrijë të pranojë situatën dhe ta hedh pas.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719