INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte një prej dasmave më të komentuara por nuk pamë asnjë FOTO! Lori Hoxha zbulon arsyen

Ishte një prej dasmave më të komentuara por nuk pamë asnjë FOTO! Lori Hoxha zbulon arsyen

Publikuar më: 11:56 03-09-2018

Pa diskutim që ceremonia e martesës në liqenin e Comos në Itali të Sara Hoxhës dhe Lesion Liços ka qenë një prej më të komentuarave këtë verë.

Edhe pse disa javë kanë kaluar çdo detaj i vogël mbi dasmën merr një vëmendje të madhe, kjo sepse ceremonia që u mbajt ishte tejet private dhe përveç disa foto nga të ftuarit nuk kemi arritur ende të shohim foto nga vetë Sara apo Lori dhe familjarë të tjerë.

E ndërkohë që po fillonim të mendonim se çifti donte të ruante në maksimum privatësinë mbi ditën e tyre më të lumtur, Lori na ka shpjeguar arsyen e mos publikimit të fotove të dasmës në asnjë rrjet social.

E pyetur në Instagram se kur do të postojë ndonjë foto me veshjen e plotë Lori është përgjigjur se dhe ajo po pret fotot profesionale të dasmës.

sara.png

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275