Legjenda e futbollit italian Chistian Vieri ishte dikur lojtari më i paguar kur Interi i dorwzoi Lazios 32 milion euro për kartonin e tij.
Pas dorëheqjes nga futbolli, Vieri u zhvendos në Miami duke nisur gjithçka nga e para.
Në Miami ai ka hapur 2 shtëpi mode të reja, krijoi kampionatin e futbollit në plazh dhe disa sipërmarrje të tjera. Por, gjëja më vendimtare e jetës së Vierit kohët e fundit është shndërrimi i tij totalisht në një tjetër profesion.
Në moshën 45 vjeçare Vieri është një DJ klubesh. Duke performuar me emrin e grupit BOBO ai luan muzikë të viteve 70’ dhe hite të tjera house që janë momentalisht të preferuara.
Sulmuesi është i rezervuar nga klubet më të famshme italiane për të luajtur në to. Debutimin e tij ai e bëri në Padova me 27 Tetor. Vieri mësoi të bëhej DJ në vetëm tre muaj.
Ai ka formuar një klub me katër veta, ku njëri është producenti, një këngëtare dhe një tjetër i bie trumpetës live në club. Legjenda tha se është në një fazë të jetës ku është mjaft i frymëzuar dhe ka ende projekte të tjera përpara.