INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ishte e inskenuar', Lady Gaga flet për performancën me Bradley Cooper në 'Oscars'

'Ishte e inskenuar', Lady Gaga flet për performancën me Bradley Cooper në 'Oscars'

Publikuar më: 19:38 06-11-2019

Lady Gaga ka dhënë një intervistë për Oprah Winfrey për numrin e ri të revistës “Elle”. Përveç jetës së saj profesionale, Lady nuk ju ka shpëtuar as pyetjeve për disa çështje mjaft të diskutuara në media, si lidhja e saj me Bradley Cooper. Dy personazhet e njohur u afruan shumë bashkë pas xhirimeve të filmit “A star is born” dhe të dy ata dhuruan një performancë shumë romantike në ndarjen e çmimeve “Oscar”. Pasi ata të dy kënduan bashkë në skenë të gjithë filluan të dyshonin se Lady dhe Bradley kishin nisur një romancë bashkë dhe kjo dallohej lehtë në sytë e tyre.

lady-gaga-bradley-cooper-oscars-embed-e1573058608745.jpg

Gjithashtu ajo pranoi se bashkë me Bradley kishin diskutuar për reagimet që do shkaktonte performnaca dhe u ndjenë të lumtur që ja arritën qëllimit. Në fakt edhe Bradley më herët kishte treguar se mes tyre nuk kishte asnjë lidhje romantike dhe se të gjitha kanë qenë thjesht dyshime të fansave. Madje pak javë pas performancës së tij dhe Gaga në “Oscars”, Bradley i dha fund marrëdhënies me Irina Shayk dhe të gjithë menduan se kjo erdhi për shkak të lidhjes së re me Lady-n.

Article Logic
Execution time: 0.0028431415557861