INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte Butrinti në ditëlindjen e saj?! Kiara përgjigjet me ironi, ja me cilin YLL BOTËROR ka folur! [VIDEO]

Ishte Butrinti në ditëlindjen e saj?! Kiara përgjigjet me ironi, ja me cilin YLL BOTËROR ka folur! [VIDEO]

Publikuar më: 13:38 15-02-2021

Kiara Tito është një ndër vajzat më të komentuara të show-bizit shqiptar. Moderatorja shpesh herë është përfolur nga mediat për “romancën” e saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Një romancë e cila asnjëherë nuk është pranuar as nga Kiara dhe as nga Butrinti. Mirëpo, edhe  pse ata nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për njëri-tjetrin fansat dhe portalet vazhdojnë të flasin.

Vetëm pak javë përpara bukuroshja festoi ditëlindjen e saj të 25-të pranë miqve të saj  dhe sigurisht as aty nuk do të mungonin thashethemet. U tha e u stër tha që Butrinti ishte aty për të festuar me Kiarën në ditën e saj më të rëndësishme.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Kiara e sqaron njëher e mirë të vërtetën duke hedhur poshtë këto thashetheme.

“Ku ka qenë me  nuk e pashë. Mos ka qenë poshtë tavolinës dhe nuk e kam parë”- thotë ajo.

Arsyeja e të gjitha këtyre thashethemeve ka qenë një  video e postuar nga stilisti, Niko Komani  ku në të cilën shihej Kiara duke kërcyer këngën e Butrintit. Kaq mjaftoi që rrjeti të “shpërthente” .

Si çdo të premte dhe kësaj here në studion e “Why Not” nuk mund të mungonte ruprika e lojës “5 sekonda”. E ftuara e kësaj mbrëmje ka qenë moderatorja bukuroshe, Kiara Tito të cilës gjatë lojës i’u bashkua dhe shoqja e saj e ngushtë, Liesa Haxhiasllani.

Gjatë lojës Liesa “pa dashje” tregoi se Kiarës i ka shkruajtur “mashkulli më seksi” as më shumë dhe as më pak dora vetë,këngëtari Jason Derulo.

 Kjo gjë u pohua dhe nga vetë bukuroshja e cila tha se ai i kishte shkruajtur në “Instagram”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539