INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte bërë tapë! Roza Latin e zë gjumi në shkallët e pallatit, reagimi i Anna Likës do ju shkrijë së qeshuri [VIDEO]

Ishte bërë tapë! Roza Latin e zë gjumi në shkallët e pallatit, reagimi i Anna Likës do ju shkrijë së qeshuri [VIDEO]

Publikuar më: 11:01 23-08-2019

Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuara shqiptare, e cila është mjaft e ndjekur në profilin e saj në Instagram. Roza njihet për karakterin e saj të veçantë pasi është shumë e drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i thotë gjërat troç.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan për ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe private.

rr.JPG

Të gjithë e dime se Roza dhe aktorja e humorit Anna Lika kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.

Së fundmi, Anna ka qenë e ftuar në emisionin e Rozës të cilat kanë folur rreth miqësisë së tyre, po ashtu nuk ka munguar as nga ato rrëfimet e historive epike që ka shkaktuar shumë të qeshura.

dsc.JPG

Para disa vitesh, Anna i ka kërkuar moderatores që të shkonte në një club për të ruajtur një djalë që dikur aktorja e ka pasur fiksim. Duke qenë se Roza e ka pasur mik djalin në fjalë ka pranuar, mirëpo gjërat kanë ndryshuar teksa Roza ka pirë pak më shumë aklool seç duhet dhe u bë tapë.

Roza Lati ka rrëfyer me të qeshura se e shijoi tepër shumë ata natë sa që kur u kthye në shtëpi nuk mund të ngjiste dot shkallët për të shkuar tek apartamenti i saj dhe në këtë mënyrë e zuri gjumi për 15 minuta në shkallët e pallatit. Roza fjeti në shkallet e pallatit deri sa njëra nga komshiet e saj e gjeti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042238235473633