INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte arratisur nga Shqipëria 4 vite më parë. ‘Kërkesa e veçantë’ zbulon 46-vjeçarin

Ishte arratisur nga Shqipëria 4 vite më parë. ‘Kërkesa e veçantë’ zbulon 46-vjeçarin

Publikuar më: 14:30 25-05-2018

Figuronte në listën e personave në kërkim që prej vitit 2014, pasi u arratis duke thyer vendimin e gjykatës, e cila e kishte vendosur në arrest shtëpie për një grabitje në tentativë. Ka qenë dashuria për djalin e tij të vogël ajo që tradhtoi të arratisurin shqiptar Gazmir Reci. 46-vjeçari jetonte në Marcianise (Caserta) të Italisë ku dhe u arrestua. Ajo që e zbuloi 46-vjeçarin ishte kërkesa për leje të veçantë për të qëndruar në territorin italian pasi fëmija i tij është minoren gjë që parashikohet në ligjin italian për emigracionin. Reçi pak ditë më parë, ka paraqitur në Gjykatën e të Miturve të Napolit kërkesën. Ai po qëndronte pa dokumente në territorin italian, dhe dha një adresë kontakti të vendbanimit ku jetonte me të miturin dhe gruan e tij. Policia e Shtetit, e cila e kishte kërkuar atë prej disa kohësh, u informua për vendndodhjen. Kështu zyrtarët e Komisariatit lokal shkuan në adresën që shqiptari u kishte dhënë autoriteteve gjyqësore por nuk e gjetën të fshehurin. Megjithatë policët janë nisur pranë bareve dhe klubeve ku zakonisht qëndronin shqiptarë. Në fund Reçi u identifikua këtë mëngjes në një bar të Marcianise, ndoshta duke pritur të shkonte në punë. Sapo diktoi ardhjen e policisë, 46-vjeçari tentoi të fshihej por u bllokua nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883