INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishin kthyer në 'makth' për vajzat, dënohen për prostitucion dy vëllezërit shqiptarë

Ishin kthyer në 'makth' për vajzat, dënohen për prostitucion dy vëllezërit shqiptarë

Publikuar më: 15:06 29-10-2018


Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar nga drejtësia franceze, pasi ata janë provuar me fakte se ishin shfrytëzues dhe tutorë vajzash.

Ata janë gjykuar të enjten dhe të premten në Bordo, për shkak se kishin ekspozuar dhjetëra vajza në trotuarin e rrugës “Avenue des Etats-Unis” në Tuluz. Ata u dënuan me 30 muaj e deri në 5 vite burg, shkruajnë mediet franceze.

Tatuazh me emër të tutorit nëpër pjesët e trupit dhe djegie me cigareve, ishin disa nga metodat e tyre për të detyruar vajzat, të dilnin nëpër trotuaret e Tuluzës.

Të enjten dhe të premten, ata u paraqitën para Gjykatës Penale në Bordo. Në qendër të debatit, dy vëllezër, një shqiptar, 38-vjeçar, me nofkën “Goni”, i dyshuar se ka qenë në krye të grupit dhe vëllai i tij i njohur si "Keli". Avokatët kanë dalë në mbrojtje të të akuzuarve duke thënë se vajzat nuk ishin të detyruara të kryenin prostitucion. Ato e dinin pse kishin ardhur në Francë.

Lutjet e avokatëve kanë bërë të mundur reduktimin e dënimeve të shqiptarve. “Goni” u dënua me 5 vite burg dhe ju ndalua hyrja në territorin francez; “Keli” me dënim prej 4 vitesh dhe i njëjti ndalim.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551