INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ishe shumë vulgare'', juria e ''Dance With Me'' kritika të ashpra për Rashelin, shihni si përgjigjet ajo [FOTO]

''Ishe shumë vulgare'', juria e ''Dance With Me'' kritika të ashpra për Rashelin, shihni si përgjigjet ajo [FOTO]

Publikuar më: 23:23 01-10-2018

Në natën e 3-të të spektaklit “Dance With Me”, Rasheli dhe Seldi u paraqitëm me një kërcim nën ritmet e këngës “Gasolina”. Rasheli erdhi si një pasagjere në një motor, por kjo performancë e tyre nuk u pëlqyer nga juria të cilët nuk i kursyen kritikat.

gold.jpg

 

Robert Aliaj i cili i thotë gjërat shumë troç, u shpreh për performancën:

“Është shumë vulgare! Dhe unë gjykoj për atë që pashë! E nëse doni të dini, këtu nuk u kërcye fare” – tha Robert Aliaj.

Ndërsa Valbona u përpoq të ishte më e butë në gjykimin e saj dhe tha:

“Unë me shijet e mia, nuk e pëlqej këtë kërcim. Dua që Rashelin ta shijoj në një tjetër lloj kërcimi” – tha Selimllari.

Edhe balerini Kledi Kadiu shfaqi rezerva në lidhje me performancën.

“Unë dua të të vlerësoj kur t’ia arrish vërtet! Ti nuk kishe as ndjenjë dhe as ekspresivitet në këtë kërcim” – u shpreh Kledi.

Megjithatë, Rasheli kërkoi nga juria që të jepte një vlerësim më konkret, në mënyrë që edhe ajo të dijë ç’të korrigjojë te vetja:

“Po ndihem shumë keq dhe nuk është as provokim dhe asgjë e këtij lloj. Jemi në vitin 2018 dhe jam 19 vjeç dhe besoj se është mosha ideale për të bërë “shoë”. Po provokim nuk është! Dhe më vjen shumë keq. Unë e respektoj shumë Robertin dhe nuk e kuptoj reagimin e tij! Në prova madje reagoi ndryshe, e filmoi gjithashtu.” – tha Rashel Kolaneci.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889