INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-sulmuesi i Seria A vdes në kushte misterioze

Ish-sulmuesi i Seria A vdes në kushte misterioze

Publikuar më: 19:09 13-01-2019

Federata e Afrikës së Jugut ka bërë me dije se ish-futbollistiPhilemon Masinga ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Mediet lokale shpjeguan se ish-futbollisti ishte shtruar që në muajin dhjetor në spital dhe shkaku i vdekjes mbetet mister, pasi nuk dihet se nga çfarë sëmundje u prek.

Në karrierën e tij Masinga ka veshur fanellën e Barit dhe Salernitanës në Seria A, nga viti 1997-2001. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, sulmuesi zhvilloi 75 ndeshje duke shënuar 24 gola me skuadrën pulieze.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164