INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti nis grevën e urisë në burg, një ditë pas arrestimit

Ish-presidenti nis grevën e urisë në burg, një ditë pas arrestimit

Publikuar më: 16:27 09-12-2017

Politikani opozitar ukranias, dhe ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli ka hyrë në grevë urie pasi u arrestua ditën e premte në Kiev. Ai është burgosur në Ukrainë me akuzën e përpjekjes për të bërë një grusht shteti të sponsorizuar nga Rusia. Kjo është hera e dytë që politikani opozitar arrestohet në Kiev. 49-vjeçari deklaron se janë ngritur "akuza të rreme" kundër tij. Avokati i Saakashvilli, iu ka treguar gazetarëve, se përmes një letre, ish- presidenti iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë në Kiev më, 10 dhjetor dhe të kërkojnë shkarkimin e presidentit, Petro Poroshenko. Zyrtarët ukrainas e kanë akuzuar Saakashvilin për mbështetjen e një “grupi kriminal” të dyshuar, që është udhëhequr nga ish presidenti, Viktor Yanukoych, i cili ka ikur në Rusi më 2014.

ISH-PRESIDENTI.jpg

Saakashvilli është arrestuar në kryeqytetin e Ukrainës, në orët e vona të së premtes, në apartamentin e një shoku.
Rreth 100 mbështetës të Saakashvilit, njeriut që tërhoqi Gjeorgjinë nga orbita e Rusisë në një revolucion të vitit 2003 përpara se të bëhej guvernator në Ukrainë, u mblodhën jashtë burgut të sigurisë duke thirrur "turp" të premten pas arrestimit të tij. Një seancë gjyqësore mbi rastin pritet të mbahet të hënën në Kiev.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094