INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-Presidenti 'më i varfër' në botë refuzon pensionin

Ish-Presidenti 'më i varfër' në botë refuzon pensionin

Publikuar më: 16:41 16-08-2018

Ai njihej për stilin e tij modest të jetës dhe quhej ndryshe edhe si “presidenti më i varfër i botës”. Ish-lideri i Uruguait, Jose Mujica ka hequr dorë edhe nga pensioni i tij. Mujica ka dhënë dorëheqje të martën nga posti i senatorit, të cilin e kishte mbajtur që nga viti 2015, kur i kishte skaduar mandati 5-vjeçar si president. Ai ka thënë se nuk do ta çojë deri në fund mandatin e senatorit, deri më 2020, pasi ndihej “i lodhur”. 83-vjeçari e ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij përmes një letre dërguar kreut të Senatit, Lucia Topalonskyt, e cila është edhe nënpresidente e Uruguait dhe bashkëshorte e Mujicas tashmë prej 13 vitesh.

ish_pres_ok_uruguai.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605