INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-konkurrentja e njohur rrëfen dhimbjen, 12 vjet e detyruar në martesë: “Nuk ndryshoi kurrë …”

Ish-konkurrentja e njohur rrëfen dhimbjen, 12 vjet e detyruar në martesë: “Nuk ndryshoi kurrë …”

Publikuar më: 12:33 13-07-2021

Lindita Bimi foli sot në programin “Abc e Pasdites” për martesën dhe pohoi se ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte e martuar me shkuesi, ishte i alkoolizuar dhe se forca më e madhe për ta kaluar këtë situatë të vështirë ishin djemtë e saj.

“12 vite bashkëjetesë me një njeri që nuk e kam dashur. Kam qenë e detyruar të themi dhe prindërit e mi pak fanatik më thonin “hë se do ndryshoj’ sepse ka qenë dhe alkolist. Por ai nuk ndryshoi kurrën e kurrës. Unë s’mund të rrija gjatë gjithë jetës sime me atë mentalitet. Aty pastaj thashë stop… mua më iku gjithë rinia në atë kohë kot se unë jam martuar e vogël me shkuesi, jo me dashuri”.

Ajo shtoi se ka humbur rininë, të cilën e ka filluar sërish pas ndarjes me të. Duke qenë një personazh i lirë, pa komplekse, personazh që ka mposhtur mentalitetin shqiptar, ajo the se për këtë ishte perzgjedhur edhe si personazh i një reviste të huaj, ku flet për tabutë.

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383