INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-komandantët e UÇK paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë

Ish-komandantët e UÇK paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë

Publikuar më: 15:57 14-01-2019

Dy dekada pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-1999, një gjykatë në Hagë ka thirrur një grup të vogël ish-luftëtarësh të lirisë për të marrë në pyetje rolet e tyre në luftë. Urdhrat për të shkuar në Hagë nuk janë konfirmuar nga prokurori , por ato janë publikuar gjerësisht në Kosovë, ku gjykata është parë me dyshim nga shumë persona. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, u paraqit të hënën për tu pyetur në Prokurorinë Speciale në Hagë, në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, para marrjes në pyetje, Mustafa tha se "do t'iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të prokurorit". Në Hagë këtë të mërkurrë do të intervistohet edhe Sami Lushtaku, po ashtu ish-komandant i UÇK-së. Në mesin e të thirrurve janë edhe Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti e Raimonda Rreci. Është raportuar se Remzi Shala, i cili po ashtu ka marrë ftesë, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë. Ish- liderë të UÇK-së në kohën e luftës tani janë në pozita të larta të pushtetit, përfshirë Haradinajn dhe Thaçin. Presidenti Hashim Thaçi beson se ish-vëllezërit e tij në armë janë të pafajshëm.Ndërkohë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u lirua dy herë nga krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit u takua të dielën me dy shokët e tjerë luftëtarë të përgatitur për t'u përballur me pyetjet në Hagë. Haradinaj tha se lufta e 1998-1999 ishte "e pastër dhe e shenjtë".

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583