INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish i dashuri i yllit televiziv, fajtor për sulmin me acid ndaj 14 personave

Ish i dashuri i yllit televiziv, fajtor për sulmin me acid ndaj 14 personave

Publikuar më: 17:51 13-11-2017

Ish i dashuri i yllit dhe prezantueses televizive Ferne McCann është shpallur fajtor për një sulm me acid ku u dogjën 14 vetë. Prezantuesja e njohur angleze McCann sapo është bërë mama dhe babai I foshnjës së saj është Arthur Collins 25 vjeç. Ky I fundit është gjetur fajtor për hodhjen e substancës gërryese në Mangle Nightclub në Hackney, Londër. Ngjarja ndodhi më 27 prill të këtij viti. Por ai mohoi pesë akuza për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor dhe nëntë akuza për sulme që shkaktuan dëmin fizik gjatë gjykimit. Collins pranoi hedhjen e shisheve të lëngshme mbi pjesmarrësit në klubin e natës por tha se nuk e dinte se ishte acid. Ai mendonte se lëngu ishte një drogë, të cilën ai e kishte rrëmbyer nga dy burra pasi i kishte dëgjuar ata duke planifikuar t’ia jepnin në pije një vajze.

cifti_iii.jpg

Kishte lot në gjykatë publike, e cila ishte e mbushur me miqtë dhe familjen e Collins, pasi u lexuan verdiktet e jurisë. Collins u dënua për të gjitha akuzat nga 2 deri në 10 vjet. Vendimi përfundimtar do të shpallet më 19 dhjetor. Dy persona u verbuan pjesërisht dhe të tjerë u lanë të shpërfytyruara në sulmin, të cilin gjyqtarët gjetën prova se ishte planifikuar nga Collins dhe i bashkë-pandehuri Andre Phoenix. Ky i fundit u lirua nga akuzat. Çifti i tha familjes së Ferne rreth shtatzënisë së saj vetëm disa orë përpara sulmit.

 

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875