Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Kosova iu bashkua një banor i ri, duke sjellë menjëherë tension dhe emocione të forta. Bëhet fjalë për Limin, hyrja e të cilit u shoqërua me një reagim të papritur nga Alba.
Pa e parë ende qartë as gjysmën e figurës së tij, Alba shpërtheu në lot, duke treguar se prania e tij kishte zgjuar kujtime dhe ndjenja të forta. Mes emocioneve, ajo u shpreh me fjalët: “Ky është stitchi”, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një person me të cilin ajo ka një histori të mëparshme.
Alba u shpreh e rënduar emocionalisht, duke deklaruar: “Çka më ka bërë ai poshtër”, fjalë që rikthejnë vemendjen tek situata pas daljes nga Ferma Vip.
Hyrja e Limit pritet të trazojë lojën, pasi ai është përfolur gjerësisht në media për lidhje të kaluara ose pëlqime me dy nga vajzat që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë: Albën, me të cilën ndau lojën dhe shtratin në “Ferma VIP”, dhe Bian.








7 Jan 2026 





