INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-dashuri i Hailey Baldwin pëlqen foton e e saj, ‘’nxehet’’ keq Justin Bieber dhe reagon publikisht

Ish-dashuri i Hailey Baldwin pëlqen foton e e saj, ‘’nxehet’’ keq Justin Bieber dhe reagon publikisht

Publikuar më: 18:25 08-03-2019

Përpara se të martohej me Justin Bieber, të gjithëve mund t’ju kujtohet romanca e dyshimtë e Hailey Baldwin me Shawn Mendes.

Shtypi rozë përfliste se midis tyre kishte diçka më shumë se thjesht miqësi dhe ata i vërtetuan të gjitha duke dalë si një çift i vërtetë në maj të 2018-ës, në tapetin e kuq të MET Gala.

Në ditën e sotme fansat filluan përsëri spekulimet pasi Shawn i ka bërë një pëlqim Hailey-t në njërën prej fotove të shpërndara nga Justin Bieber.

Fotoja qarkulloi gjithandej, duke arritur deri aty sa edhe vetë Justin Bieber bëri komentin e tij mbi këtë situatë.

“Qetësohuni, ata janë miq!”-shkroi artisti duke dëshmuar se mes tyre gjërat janë mëse në rregull dhe se për të, s’ka asgjë të keqe që ish-i i bashkëshortes së tij pëlqeu foton e saj në profilin e tij.

Përderisa Justin nuk e ka problem këtë pjesë, edhe ne duhet t’i lëmë mënjanë dyshimet tona.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027890205383301