INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish- banorja e Big Brother Albania shpërthen ndaj Renato Mekollit: ‘T’i kishte prerë gjuhën këtij dhe jo damarët vetes ‘ [FOTO]

Ish- banorja e Big Brother Albania shpërthen ndaj Renato Mekollit: ‘T’i kishte prerë gjuhën këtij dhe jo damarët vetes ‘ [FOTO]

Publikuar më: 14:55 09-11-2018

Prej disa javësh tashmë në Top Channel ka Hell’s Kitchen, një program gatimi i cili ka marrë vëmendjen e të gjithë publikut shqiptar, e sidomos me lajmin më të fundit ku thuhej se një prej konkurentëve tentoi të priste damarët.

Në media qarkulloi lajmi se konkurenti ishte përpjekur të kryente vetëvrasje për shkak të presionit të madh.

Çdo aludim i tillë u hodh poshtë nga shefi i kuzhinës dhe promotori i programit, Renato Mekolli.

E megjithatë nuk kanë munguar komentet nga opinioni publik cili është trazuar jo pak me këtë lajm.

Ndër reagimet e shumta, ka qenë dhe ai i ish banores së Big Brother Albania, Gerta Shino e cila ka ripostuar lajmin e publikuar nga “iconstyle.al” duke shprehur edhe gjithë rezervat që ka ndaj shefit Renato Mekolli.

Gerta e cilëson Mekollin si një njeri kafshëror dhe llafazan i keq.

"Nuk e di domethënë, a ka njeri më kafshëror se ky surrat i shëmtuar këtu që ushtron dhunë psikologjike publikisht konkurrentëve që pa ata nuk do e nxirrte këtë surrat të keq në tv. Turp për në çfarë njerëzish zgjedhim të shohim në ekran. Më vjen keq që konkurrenti preu damarët e vetë dhe nuk i preu gjuhën këtij llafazani të keq”, shkruan ish-banorja e “Big Brother” Gerta Shino.

gerta1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645