INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-agjenti rus dhe e bija u helmuan me agjent nervor tek dera e shtëpisë

Ish-agjenti rus dhe e bija u helmuan me agjent nervor tek dera e shtëpisë

Publikuar më: 11:56 29-03-2018

Ish-spiuni rus Sergei dhe vajza e tij Yulia Skripal janë helmuar me një agjent nervor vdekjeprurës, të lënë tek dera e shtëpisë së tyre. Policia britanike ka bërë publik lajmin, pas ekzaminimeve të disa vendeve ku atë e bijë kishin qëndruar para se të gjendeshin të ulur në një stol në gjendje kritike për jetën . Të dy ranë në kontakt me kimikatin Novichok më 4 mars. Policia britanike tha se gjurmë të këtij agjenti nervor janë gjetur edhe në zona të tjera, por në përqendrime më të ulëta. Skripal, 66 vjeç dhe e bija, 33 vjeç, u gjetën në gjendje të rëndë.

bab_e_bij.jpg

Fillimisht mjekët ishin konfuzë për gjendjen e tyre. Ekipet e anti-terrorit mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zonën, përfshi këtu një restorant ku kishte drekuar çifti. Kohët e fundit mjekët thanë se Julia Skripal rifitoi vetëdijen për një kohë të shkurtër në spital pas sulmit me Novichok, por ata i frikësohen faktit se ajo dhe babai i saj mund të mos e marrin më veten kurrë. Në fillim të kësaj jave edhe kryeministrja britanike Theresa May tha se gjendja e tyre zor se mund të ndryshojë dhe ata mund të mos e marrin veten kurrë plotësisht. Sipas saj, kjo tregon natyrën barbare të këtij sulmi, por edhe rrezikun që i është kanosur qindra qytetarëve të pafajshëm në këtë zonë në Salisbury.

Article Logic
Execution time: 0.0042769908905029