INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ironia e Veliajt me datën e 13 tetorit, pohon që ka zgjedhje

Ironia e Veliajt me datën e 13 tetorit, pohon që ka zgjedhje

Publikuar më: 10:46 02-08-2019

Data 13 tetor është dekretuar nga presidenti i vendit Ilir Meta si datë zgjedhjesh lokale, por maxhoranca nuk e pranon si datë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se ka bërë një ironi me 13 tetorin. Në një status në rrjetet sociale, Veliaj thumbon kreun e shtetit dhe opozitën, e pranon se në 13 tetor do të ketë ‘zgjedhje’, pasi do të mbahet Maratona e Tiranës.

Mes të tjerash kryebashkiaku thekson se ndryshe nga viti i kaluar që nuk mori dot pjesë në maratonë pasi lindi i biri, Kajan, shton se këtë vit ka vendosur një ‘rekord’ për veten, pasi do të tentojë të vrapojë për 21 km.

“Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! 路♂️

Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër. 
Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërisht mes disa garave të ndryshme!
Unë do tentoj 21km këtë mandat. ♂️⏱”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se më 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, por pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa Meta dekretoi një tjetër datë, 13 tetorin.