INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e Vasilit për shkarkimin e Çakos. Larguat të “suksesshmin”?! [FOTO]

Ironia e Vasilit për shkarkimin e Çakos. Larguat të “suksesshmin”?! [FOTO]

Publikuar më: 15:44 08-01-2018

Shkarkimi nga detyra e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka sjellë reagime të klasës politike. Numri një i grupit kuvendor të LSI Petrit Vasili, ka ironizuar përmes një statusi në facebook shkarkimin e Çakos.
Petrit Vasili:
“Edhe i “suksesshëm” edhe e shkarkuan Haki Çakon.
Te "suksesshmit" zakonisht dekorohen ndërsa këta i heqin.
Gjithë ajo drogë pa fund në kohën e Çakos ishte një arritje e "paparë" dhe me paratë e së cilës kryeministri bleu zgjedhjet.
Çfarë kryeministri mosmirënjohës, si e shiti ish drejtorin me të cilin priu dhe u bë njësh me bandat dhe trafikantët në 25 qershor dhe me të cilin na vuri në faqet e para të të gjithë medias botërore.

vasili_per_haki_cako_2.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667