INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e Erjon Braçes, Lylzimi dhe Monika 'shpikin' revoltë

Ironia e Erjon Braçes, Lylzimi dhe Monika 'shpikin' revoltë

Publikuar më: 21:04 02-05-2019

Ndërkohë që protestues të opozitës kanë mbajtur të bllokuar për gati dy orë hyrjen e Tiranë te sheshi “Shqiponja”, zëvendës kryeministri Erion Braçe, poston disa foto të turistëve në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se “ndërkohë që Kryemadhi dhe Basha kanë zënë rrugët, në kryeqytet turistët këmbehen me njëri-tjetrin”, ndërsa shton se jo vetëm që nuk ka revoltë, “por as edhe bezdisje minimale”.

Ai gjithashtu preferon që kryetarin e opozitës ta thërrasë me pseudonimin “Lylzim”.

Postimi i plotë:

#TIRANALIVE

JETON, PUNON, BEN EKONOMI!

"Nderkohe qe, Lylzim Basha, Monika Kryemadhi dhe nga nje grusht militantesh te partive te tyre qe duan pushtet, kane zene rruget, me qellimin e shpikjes se “revoltes popullore”; Ne Tirane, ne Bulevard, dhjetera grupe turistesh, kembehen me njeri tjetrin dhe, JANE SHUME, SHUME, nga kudo, prej Azise ne Evrope! Revolte jo e jo, po as bezdisje minimale nuk ka! LERETIRANENTEJETOJE MOSBLLOKOEKONOMINE MOSBLLOKOPUNENENJEREZV"

 

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562