INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e Edi Ramës për PD. ‘Parti e vizion që të çon për...lesh dhie’

Ironia e Edi Ramës për PD. ‘Parti e vizion që të çon për...lesh dhie’

Publikuar më: 16:54 08-11-2018

Edi Rama vijon fushatën e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste. Ndalesa e radhës ishte Lezha e ku duket se fushata për zgjedhjet vendore ka nisur për shumicën. E për të treguar diferencën e vizioneve mes tij dhe opozitës Kryeministri Rama solli një shembull, i cili sipas tij është i prekshëm. Ndaj dhe gjuha që përdori tërhoqi shumë vëmendjen.
Edi Rama:
“Është fakt, Lezha tregon se para 2013, këtu në këtë zonë ku jam unë ishte dashi i kopesë që hante barë te varri i Skënderbeut. Aty ishte parkim. Pra gjithë qendra e qytetarët ishte për makinat dhe për delet. Kjo është fakt. Atyre nuk ju bëjnë përshtypje as delet, as makinat as plehrat. Bashkëjetesa e deleve në mes të qytetit ju duket zhvillim, ju duket vizion. Bashkëjetesa e deleve me makinat ju duket zhvillim i madh. Se dikur i kishim delet në pyll tani nuk i kemi, i kemi në mes të qytetit edhe delet edhe makinat. Një vizion ti tillë të çon për lesh dhie, me falni për shprehjen, po të çon dhe kjo është e vërteta. Dhe kur ky vizion mbështete me votë atëherë rri dhe duroje. Prandaj është e rëndësishme vota”.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551