INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironi apo krenari? Në Slloveni ndërtohet statuja kushtuar Melania Trump [VIDEO]

Ironi apo krenari? Në Slloveni ndërtohet statuja kushtuar Melania Trump [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 06-07-2019

Melania Trump, zonja e parë e SHBA-së është nga Sllovenia një fakt që të gjithë e dinë. Por a e duan Melanian në vendin e saj?

Së fundmi është mediat raportojnë se në Slloveni është ndërtuar një skulpturë pikërisht në qytetin e saj Sevnica dhe thuhet se i ngjason dhe është krijuar pikërisht për të.

Por forma e saj apo mënyra e ndërtimit ka hapur debat nëse është një nderim apo thjesht ironi.

Statuja është prej druri dhe në të vërtetë pamja e saj nuk është shumë e kuptueshme.
Por për disa ajo është Melania Trump e madje një gjë të tillë sipas tyre e identifikojnë edhe ngjyrat e veshjes së saj.

"Ajo nuk duket aq e bukur sa është normalisht", u shpreh banori i qytezës Franc Stopar.

"Ju e dini se çfarë e bën atë të ngjasojë me Melania, shikoni se sa e lartë ajo u ngjit në majë, ashtu si Melania e vërtetë, e cila u ngrit në majë të Amerikës, një vajzë e vogël nga Sevnica", tha Katarina Klenovsek, një tjetër banore.

Article Logic
Execution time: 0.0042440891265869