INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irlanda e Veriut merr 3 pikë të arta ndaj Ukrainës [VIDEO]

Irlanda e Veriut merr 3 pikë të arta ndaj Ukrainës [VIDEO]

Publikuar më: 19:54 16-06-2016

Është hera e parë që Irlanda e Veriut merr pjesë në Euro 2016, dhe padyshim fitorja e sotme ndaj Ukrainës do të mbahet mend gjatë në historinë e tyre. Irlandezo Veriorët mposhtën 2-0 Ukrainën, e cila dukej favorite në letër. Nuk ishte një ndeshje emocionuese sa të tjerat, ndoshta faktor ishte edhe moti i keq, i cili bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Irlandezëve iu janë dashur vetëm katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë për të krijuar epërsinë e parë në këtë ndeshje me anë të McAuley. Pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin se ndeshja do të përfundojë me këtë rezultat, në minutën e 96-të Mc.Ginn dyfishon shifrat në 2-0 duke siguruar një 3 pikësh të artë me shumë vlera po aq sa kanë edhe Gjermania me Poloninë që do të përballen sonte në orën 21:00. Ndërkohë Ukraina hipotekon vendin e fundit me 0 pikë në 2 ndeshje. 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553