INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Iranianët po ‘pushtojnë’ Shqipërinë, për një vit rritet me 14% numri i azilkërkuesve

Iranianët po ‘pushtojnë’ Shqipërinë, për një vit rritet me 14% numri i azilkërkuesve

Publikuar më: 13:05 22-08-2019

Është e habitshme ajo që po ndodh së fundmi në vendin tonë. Iranianët janë shtetasit me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Shqipëri. Një vit më parë aplikimet për leje qëndrimi ishin rreth 9 mijë nga të cilët 4.400 kërkuan azili. Numri i azilkërkuesve u rrit me 14% në raport me vitin 2017. Ata në Shqipëri vijnë kryesisht nga shtete ku ka luftë si Siria, Pakistani dhe Iraku.

Ndërsa totali i atyre që kanë përfituar deri tani dokumenta qëndrimi është 14 mijë ose 9.7% më shumë se në vitin 2017. Sipas INSTAT ky është dhe niveli më i lartë i numrit të të huajve që kanë aplikuar deri më sot për qëndrim në Shqipëri.
Numrin e aplikimeve për leje qëndrimi e kryesojnë shtetasit nga Irani. Në dy vitet e fundit, kanë marrë leje qëndrimi në Shqipëri mbi 6 mijë iranianë.
Ne e kemi të qartë që edhe pse shifrat janë në rritje vendi ynë nuk mund të quhet se është përfshirë në një valë emigracioni, pasi ata janë një komunitet disidentësh të regjimit Iranian. Kujtojmë këtu se Shqipëria ka pranuar t’i strehojë iranianët pas një marrëveshjeje me SHBA-në.
Pas iranianëve, numri më i madh i shtetasve të huaj që aplikuan për leje qëndrimi vitin e kaluar ishin italianë, kosovarë dhe më pas turqit.
Referuar të dhënave gjysma e të huajve që aplikojnë për leje qëndrimi në Shqipëri vijnë për arsye punësimi, kurse të tjerët për bashkim familjar, studime apo arsye humanitare. Të huajt në 2018 përbënë afro 0.5% të popullsisë në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0030539035797119