Sipas policisë irakiane , mbi 80 të vdekur dhe 140 të plagosur është bilanci tragjik nga sulmet e ISIS në Bagdad të Irakut. Një makinë brenda të cilës kishte bombë, shpërtheu pranë një restoranti dhe në afërsi të një qendre tregtare në zonën tregtare të Karrada mbrëmjen e djeshme.
Një bombë tjetër shpërtheu në veri të kryeqytetit duke vrarë 5 personA, dhe plagosur 15 të tjerë. Bombardimet të cilat patën më shumë vdekje erdhën një javë më vonë pasi forcat Irakiane rimorën qytetin e Falluja nga shteti islamik ISIS.