INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ipeshkvi i Kosovës kundër dëbimit të 6 turqve: I premë në besë. Nesër dorëzojnë edhe Kryeministrin

Ipeshkvi i Kosovës kundër dëbimit të 6 turqve: I premë në besë. Nesër dorëzojnë edhe Kryeministrin

Publikuar më: 10:52 01-04-2018

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Lush Gjergji, është shprehur kundër dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Gjatë meshës së Pashkëve të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë Ipeshkvi tha se ata u prenë në besë. “Ne ata i kemi tradhtuar. I kemi prerë në besë. Këta që i kanë tradhtuar turqit nesër mund ta presin në besë edhe kryeministrin”, është shprehur ai. Një ditë më parë presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan kërcënoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar. Në fjalimin e tij, Erdogan deklaroi dër të tjera se karriera e Haradinajt si kryeministër i Kosovës do të përfundojë së shpejti. Të premten e kësaj jave, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë gulenistë të cilët ua dorëzoi shërbimeve të inteligjencës turke, çka solli edhe reagimin e kryeministrit Haradinaj. Ai shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e shërbimit të inteligjencës pasi nuk ishte informuar më herët për këtë operacion.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949