INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
iOS 12.1 prezantohet sot, ja çfarë ndryshon

iOS 12.1 prezantohet sot, ja çfarë ndryshon

Publikuar më: 11:17 30-10-2018

Megjithëse tashmë dihej prej disa ditësh, tashmë vjen zyrtarit nga Apple. Sot është zyrtarisht dita e iOS 12.1 për të gjithë përdoruesit.

Lançimi i ri, i konfirmuar nga Apple përmes një dokumenti zyrtar në web, pritet në fund të prezantimit të iPad-it të ri të planifikuar për orën 15.00 dhe do të sjellë me vete disa tipare që priteshin patjetër.

Instagram Banner

Së fundi nga nesër thirrjet FaceTime në grup do të jenë në dispozicion, priteshin me versionin iOS 12, por i shtyrë nga Apple. Gjithashtu me iOS 12.1 do të mundësohet edhe mbështetja për eSIM të iPhone XS, XS Max dhe XR që do të lejojë miratimin e një operatori të dytë pa nevojën e futjes së një SIM të dytë fizik brenda telefonit (me përjashtim të versionit Kineze që tashmë përdor dy SIM fizike).

Nga nesër do të jetë gjithashtu e mundur të përdoret funksioni për të ndryshuar nivelin e zbehjes të modalitetit të portretit edhe në kohë reale para se të shkrepim foton tonë; 70 emoji të reja do të vijnë së bashku me një seri bug fixes dhe përmirësimet e performancës që duhet të bëjnë sistemin operativ më të shpejtë akoma.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215