INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investitorët grek në Shqipëri: Ja vendet e reja të punës për 2017-tën [FOTO / VIDEO]

Investitorët grek në Shqipëri: Ja vendet e reja të punës për 2017-tën [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 17:12 25-01-2017

1.2 miliardë euro investime.

Kjo është shifra që prezantoi mbrëmjen e djeshme drejtuesi i Hellenic Business Association of Albania, e njohur ndryshe si Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri, zoti Periklis Drougkas. Në prani edhe të Ambasadores së Greqisë në Shqipëri, zonjës Eleni Sourani, drejtuesi i kësaj shoqate, zoti Drougkas, u shpreh mirënjohës dhe optimist ndaj investimeve në vendin tonë.

_ARP2109.JPG

I pyetur rreth planit për vitin 2017-të ai tha për IN Tv se bizneset greke në Shqipëri janë ndër të parat investime në vend dhe se pavarësisht krizës gjatë periudhës 2007-2015, ato kanë dyfishuar kapitalin e investuar në Shqipëri. Kështu që parashikohet e njëjta gjë edhe për vitin 2017-të. Me nota të njëjta optimizmi ai shpreh edhe rreth vendeve të reja të punës që do të krijojnë këto investime duke siguruar se do të hapen shumë të tilla.

_ARP2171.JPG

Si për ta mbyllur këtë takim në një mënyrë tradicionale greke, drejtuesi i shoqatës së bashku me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndanë kekun me monedhë brenda të Vitit të Ri, duke i dhënë kështu dy prej anëtarëve më me fat të shoqatës nga një dhuratë simbolike!

_ARP2203.JPG

_ARP2194.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996