INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INTv nuk ndalet! Vjen më një tjetër produksion fantastik... ''VIP Room'' nuk duhet humbur!

INTv nuk ndalet! Vjen më një tjetër produksion fantastik... ''VIP Room'' nuk duhet humbur!

Publikuar më: 16:28 25-06-2018

INTv nuk ndalet, vjen më një tjetër produksion fantastik. Bëhet fjalë për emisionin më të ri të INTv “VIP Room”, i cili do të transmetohet çdo të martë në orën 17:00 duke filluar nga dita e nesërme.

Një emision krejt ndryshe dhe me shumë stil! Çfarë do të shihni në këtë produksion?

E bukura do të ndërthuret me stilin dhe klasin e vajzave të cilat nuk janë modele, por kanë ëndërr të bëhen të tilla.

Çdo të martë do të përzgjidhen 3 vajza nga e përditshmja, gjimnaziste ose studente, të cilat do të “konkurojnë” midis tyre për të marrë kurorën e më të bukurës në secilën puntatë. Për fituesen padyshim nuk do të mungojnë surprizat dhe dhuratat!

Si do të realizohet kjo?

Fillimisht vajzat do të marrin rroba në butikun e zgjedhur nga stafi i “VIP Room” dhe më pas drejtohen drejt një destinacioni të caktuar, i cili mund të jetë, pranë detit apo malit, e thënë ndryshe në vende “ekzotike” ku mund të realizohen foto fantastike.

Ky produksion iu është kushtuar të gjitha vajzave të reja të cilat duan të bëhen modele... Pse jo “VIP Room” mund t’i ndihmojë të gjitha vajzat, duke na ndjekur nga ekrani, të marrin disa mësime modelingu, por jo vetëm, pasi në këtë emision do të shfaqen të rejat më të fundit nga bota e modës.

Mos harroni të na ndiqni, çdo të martë në orën 17:00 vetëm në INTv.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662