INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervistat e Xhisiela Malokut, reagojnë Basha dhe Grida Duma: Është tronditëse, mbrojti veten dhe familjen e saj [FOTO]

Intervistat e Xhisiela Malokut, reagojnë Basha dhe Grida Duma: Është tronditëse, mbrojti veten dhe familjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 23:45 01-10-2018

Xhisiela Maloku ka folur sonte për “Opinion” dhe “Open” emisione në të cilat u shpreh se nuk është dhunuar e përdhunuar nga djali i deputetit Rraja, shenjat në trup i ka nga aksidenti si dhe denoncimin në polici e ka bërë nga xhelozia. Një deklaratë ndryshe nga ajo që ka deklaruar në polici dhe po komentohet shumë në opinionin publik.

Pas intervistave të saj kanë ardhur dhe reagimet nga opozita, ku kreu i PD-së Basha shprehet me anë të një statusi në Facebook në të cilin shkruan:

“Është tronditëse të shohësh një të mbijetuar të përdhunimit dhe të dhunës të mohojë përdhunimin dhe torturën për të mbetur gjallë!

Xhisiela e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj.

Rrahman Rraja është pjesë e një prej bandave kriminale që sundojnë dhe terrorizojnë Shqipërinë. Sot në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament. Parlamenti dhe drejtësia kanë rënë, dhe në vend të tyre sundon banda e Ramës, Rrajëve, Habilajve, Bajrëve, Shullazëve me shokë.”.

luls.png

 

Një reagim lidhur me këtë ngjarje ka bërë edhe Grida Duma e cila me statusin e saj tha që e kanë detyruar të fajësojë veten.

Sonte shqiptarët ndërsa ndjekin vajzën e dhunuar që mbron dhunuesin, e mpirë e ngrirë agresive e egër ndaj kujtdo që do ta mbrojë; po bëhen dëshmitarët okularë që Shqipëria është tashmë e varur në litarin e pushtetit kriminal.

Sonte litari po shtrëngohet, kujtdo i është marrë frymë se si viktima mbron edhe me humbjen e lirisë së vet dhunuesin.

Sonte vajza e dhunuar por vret veten, po pranon të dënohet për dëshmi të rreme, po lavdëron dhunuesin, po falenderon kërcënuesit dhe po pështyn mbi veten duke shkelur mbi plagët e veta, duke pranuar të banalizohet si një e sëmurë që vetëdigjet me cigare.

Nuk ka fuqi të mendojë sot për sa po rrezikon dhe kjo shpjegohet me vetëm një gjë, kërcënimi që i bëhet tani duhet të jetë edhe më i egër se vetë burgosja e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë i rëndë, mund të jetë marrje jete të motrës apo nënës, mund të jetë cdo gjë e rëndë që nuk na e kap imagjinata. Dhe jo nuk mund të jetë vetëm një blerje me para, këtë skenar mund ta kishin bërë më parë për heshtjen e saj.

Kërcënimi duhet të jetë shumë më i rendë.

Xhiseila kapet lehtësisht në gënjeshtër nga gazetarët, dhe ajo sërish i gjuan vetes. Ajo mund të pranojë të duket e sëmurë, e ulët e gënjeshtërt madje dhe të dënohet me burg por vetëm një gjë nuk pranon, ti preket dhunuesi.

Pranon të jetë e tallur, ajo zor se gëlltitet dhe nxjerr vrerin e një njëriu në hall jo kur i preket dinjiteti i vet por kur i preket reputacioni i babait deputet të djalit dhunues.

Nuk tha asnjë çast, "vuajtjet e nënës sime prej meje", nuk tha as "vuajtjet e motrës", ajo bërtet për prekjen e deputetit.

Shqiptarët e kanë të qartë që sonte ka shpërthyer si një vatër infeksioni, e vërteta therëse dhe ndoshta më e rrezikshme e qindra viteve histori.

Në pushtetitin diktatorial të Hoxhës dhuna e përbindshme ka ndodhur për arsye histerie politike. Në pushtetit ramist viktima është varur në sheshin mediatik dhe po jep shoën se si njeiru pasi dhunohet mund të vetëgoditet për pendesën që preku mafian, ky shoë po bëhet me qëllim shembull që askush mos guxojë të prekë mafian në pushtet.

Ku janë sonte të gjithë agjiproppët që cireshin se kishin hallin e vajzës së dhunuar. A mendojnë sonte të gjithë ata që janë prindër vetë, ndërsa ironizonin se po përdorej e dhunuara, që e çuan studio më studio, si trup i vdekur ta coptonin korbat e pushtetit.

Sot e nxorën me fytyrë nëpër ekranë ta poshtëronin. I bënë publikisht atë që i bënë nëpër hotele.

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537