Sot i ftuar te 3jat në emisionin 3jat Petrit Vasili. Si ish-ministër i Shëndetësië, i pyetur për reformat në këtë fushë, ai u përgjigj: “Nuk mund të blesh tortë, kur ske bukë”. Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i njohur për pasionin e tij për futbollin, i pyetur në lidhje me dhunën në futboll, një fenomen shumë i përfolur këto ditë nëpër media, ka një apel që nuk pritej: “Reforma është minimumi që mund të bëhet në futboll, por atje ka nevojë për ndryshime rrenjësore, madje dekriminalizim”.