INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interneti tërbohet kundër reklamës së Kendall, kompanisë i

Interneti tërbohet kundër reklamës së Kendall, kompanisë i "dridhen këmbët" dhe tërhiqet [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 06-04-2017

Pepsi tërhiqet dhe jep një deklaratë të veçantë për Kendall Jenner.

Pas një revolte online, Pepsi zyrtarisht është tërhequr nga reklama e saj me Kendall Jenner dhe i ka kërkuar publike falje yllit të “Keeping Up with the Kardashians”. Tmz bën me dije se kompania po ruante kokën gjatë gjithë mëngjesit, ndërkohë që njerëzit sulmuan reklamën që bënte të dukej se Kendall Jenner do të sillte paqen mes policisë dhe protestuesve të lëvizjes “Jetët e Zezakëve Kanë rëndësi” me një kanaçe të pijes. Për këtë arsye gjigandi i pijeve të gazuara nxorri deklaratën: “Pepsi po përpiqej të projektonte një mesazh global bashkimi, paqeje dhe mirëkuptimi. Qartësisht nuk ia dolëm dhe për këtë kërkojmë falje. Nuk ishte qëllimi jonë që të bënim të dukej e lehtë asnjë çështje serioze”. Kompania vazhdon duke bërë me dije se do të tërheqin çdo lloj materiali lidhur me këtë çështje dhe i kërkojnë falje Kendallit që “e vendosën në këtë pozitë”. Edhe supermodelja 21 vjeçare fshiu nga rrjetet e saj sociale çdo lloj materiali që lidhej me këtë reklamë.

Article Logic
Execution time: 0.0040178298950195