INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inteligjenca Artificiale njeh personalitetin thjesht përmes syve

Inteligjenca Artificiale njeh personalitetin thjesht përmes syve

Publikuar më: 14:53 30-07-2018

Gjithnjë e më shumë Inteligjenca Artificiale do të jetë në shërbim të njeriut. Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se Inteligjenca artificiale mund të parashikojë personalitetin tonë thjesht duke na parë në sy.

Kërkuesit shprehen se vetëm pak minuta mjaftojnë për të nxjerr në pah 5 tipet e personalitetit.

Ata theksojnë se zbulimi i tyre mund të revolucionizojë mënyrën sesi ne komunikojmë me makinat.

Megjithatë, robotët dhe kompjuterët e sotëm nuk janë të vetëdijshëm për shoqërinë, prandaj nuk mund të përshtaten me shenjat jo verbale.

Por ky kërkim synon të zhvillojë robotë dhe kompjuter të cilët mund të jenë më natyral dhe të interpretojnë më mirë sjelljet humane. Shkencëtarët australianë gjurmuan lëvizjet e syve të 42 personave si dhe vlerësuan tiparet e tyre të personalitetit duke përdorur pyetësorët.

"Ky hulumtim ka gjurmuar dhe matur sjelljen vizuale të njerëzve duke i lidhur me detyrat e tyre të përditshme, duke siguruar përgjigje më natyrale nëse ata do të ishin në laborator.

Dhe në sajë të përdorimit të inteligjencës artificiasle shkencëtarët vlerësuan rolin e personalitetit duke u bazuar në lëvizje e syve.Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që ishin neurotikë zakonisht i lëviznin më shumë sytë ndërsa njerëzit të cilët ishin të hapur për përvojat e reja lëvizin sytë nga njëra anë në tjetrën.

Njerëzit që kishin nivel të lartë të ndërgjegjshmërisë kishin luhatje më të mëdha në madhësinë e syrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449