INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram sjell opsionin më të ri, duke ndryshuar totalisht mënyrën se si navigojmë në të! Ja për çfarë bëhet fjalë

Instagram sjell opsionin më të ri, duke ndryshuar totalisht mënyrën se si navigojmë në të! Ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 20:34 19-03-2019

Instagram nisi si një platformë e dedikuar vetëm për fotografitë, por pasi u ble nga gjiganti Facebook, gjërat filluan të rrjedhin ndryshe, dhe Instagram po përditësohej me kohën.

Si fillim u prezantuan videot, më pas stories dhe shumë e shumë opsione të reja. Por Instagram nuk përdoret vetëm për të shpërndarë foto dhe video. Kush di, dhe ka vullnetin përveç ideve, e përdor këtë rrjet social për të përfituar të ardhura.

Nëse reklamoni produktin e dikujt tjetër, apo nëse shisni produktin tuaj, së shpejti do ta keni shumë më të thjeshtë.

I keni vënë re reklamat në Instagram, se sa të sakta janë? Instagram ju reklamon produkte për të cilat jeni të interesuar, e që ka më shumë gjasa t’i bleni, kjo pasi përllogarit veprimet tuaja, personat që ndiqni dhe kalkulon shijet e interesat tuaja.

Së shpejti produktet që shiten në Instagram do të keni mundësi t’i bleni direkt në këtë platformë. Rrjeti social po përgatitet të prezantojë butonin “chekcout”. Pra në vend që të klikoni në postim dhe më pas t’i drejtoheni faqes së produktit, do të mund ta bleni produktin direkt në Instagram.

Sigurisht që të parët të cilët do të kenë akses te ky opsion i ri do të jenë kompanitë gjigante si Nike, H&M, Warby Parker, dhe Zara. Pagesat do të pranohen nga Visa, Mastercard, American Express, Discover, dhe PayPal.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381