INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram merr masa kundër bullizmit. Ja çfarë do të ndodhi me komentet tuaja

Instagram merr masa kundër bullizmit. Ja çfarë do të ndodhi me komentet tuaja

Publikuar më: 09:20 09-07-2019

Instagram është një nga rrjetet sociale ku ushtrohet më së shumti bullizmi dhe shumë personazhe publike, ose jo, vuajnë nga kjo gjë.

Për këtë arsye, rrjeti social Instagram po merr masa të reja për të kufizuar komentet negative në platformën e saj.

Kompania në një njoftim për mediat tregoi se të gjithë përdoruesit do të njoftohen nëse komenti që ata do të bëjnë në një postim do të quhet si koment ofendues.

Instagram jo vetëm që do të paralajmëroj përdoruesit që po bëjnë komente negative, por do tju japi mundësi dhe atyre që postojnë foto ose video të përzgjedhin komentet. Në momentin që një përdorues përzgjedh komentet, Instagram fshin automatikisht komentet negative dhe që përmbajnë fjalë fyese, në çdo gjuhë të botës.

instatg.jpg

Kompania njofton se dhe ato komente që nuk janë shumë negative, por përmbajnë një mesazh të nënkuptuar, do ti shfaqen vetëm atij që ka komentuar dhe askush tjetër nuk do të shohi se çfarë ai person ka komentuar.

Dhe risia e fundit që Instagram ka njoftuar, janë mesazhet. Të gjithë përdoruesit do të kenë mundësi të raportojnë personat që i shqetësojnë në rrjetin social. Instagram automatikisht këta persona do i mbaj larg profilit tuaj pa qenë nevoja ti bllokoni. Mesazhet që ata mund t’ju dërgojnë, edhe pse ju mund ti lexoni, nuk do të shfaqet si njoftim që ky mesazh është lexuar, siç ndodh zakonisht, shkruan DailyMail.

instag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031590461730957