INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram bën një ndryshim të ri që me siguri nuk do t'ju pëlqejë

Instagram bën një ndryshim të ri që me siguri nuk do t'ju pëlqejë

Publikuar më: 14:17 28-06-2019

Rrjeti social instagram ka njoftuar përdoruesit se nga sot do të shtohen reklamat në këtë aplikacion.

Sipas statistikave, 20% e njerëzve që përdorin Instagramin janë të interesuar për reklamat dhe kjo sipas kompanisë është një mundësi e mirë fitimi.

Deri tani kishim parë që Instagram i shfaqte reklamat tek Story-t ose në faqen kryesore. Tashmë reklamat do të shfaqen dhe në faqen ku ju shtypni ikonën e kërkimit.

Kur ju të shkoni në pjesën e Explorer në fillim do tju shfaqen imazhet ose videot sic ishte më parë. Pasi ju të klikoni për të parë një postim, menjëherë pas tij do të shfaqen reklama që kanë lidhje me postimin që ju zgjodhët të shikoni.

Instagram në këtë mënyrë bën dhe një përzgjedhje të reklamave që ju shfaq.

Punonjësit e Instagram, kanë bërë të ditur, se përdoruesve iu ofrohen vetëm reklama, bazuar në interesin e tyre, konkretisht në ato që ata i klikojnë dhe pëlqejnë.

Por pavarësisht kësaj përzgjedhje, Instagram njofton përdoruesit se cdo gjë tjetër që ata bëjnë në rrjetin social mbetet sekrete dhe informacionin nuk ja shesin kompanive të reklamave. Ata nuk përgjojnë bisedat tuaja dhe tju ofrojnë reklamuesve informacione rreth individëve të caktuar.

E gjithë kjo bëhet pas shumë ankesave që ka pasur nga përdoruesit e rrjeteve sociale lidhur me privatësinë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922