INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inspektoriati i Punës shton kontrollet nëpër ndërmarrje këto ditë të ftohta

Inspektoriati i Punës shton kontrollet nëpër ndërmarrje këto ditë të ftohta

Publikuar më: 12:36 11-01-2017

Inspektoriati i Punës ka marrë masa të shtuara në lidhje me kontrollet e kushteve në punë këtë herë duke e lidhur më motin e acartë. Sipas kreu të këtij institucioni Dritan Ylli, ekipet e inspektorëve do të dalin më shpesh në terren për të kontrolluar nga afër kushtet e punës se si punohet në sektorë të ndryshëm në këtë mot ekstrem.
Sipas tij orientimi i inspektorëve në terren është të kontrollohen punëtorët që punojnë në mjedise të hapura nëse janë pajisur me veshjet e përshtatshme për të punuar në temperatura të ulta, në mot të keq dhe nëse ata që punojnë në mjedise të mbyllura a kanë sistem ngrohjeje, etj.
Ylli thekson se punëdhënësit në këto ditë të acarta të mos harrojnë asnjë çast mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorit në vendin e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344