INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inkurajojini fëmijët të ëndërrojnë

Inkurajojini fëmijët të ëndërrojnë

Publikuar më: 22:14 03-10-2017

Nga Lira Gjika

Njeriu po të mos kishte ëndërruar nuk do të kishte dalë në hapsirë dhe nuk do të kishte riprodhuar veten në mënyrë artificiale. Të realizosh ëndrra kërkon shumë kurajo dhe shumë punë. Këtë “mësim” njeriu e fillon së mësuari në familje dhe e vazhdon në kopësht e shkollë. Të rriturit, prindërit, edukatorët dhe mësuesit duhet ta realizojë këtë element, kaq të rëndësishëm të edukimit, madje është detyra e tyre që të nxitin fëmijën të ketë kurajo të ëndërrojnë dhe të realizojë sa më shumë nga ëndrat e tij. Edhe kjo formë e edukimit kërkon shumë kujdes, vëmëndje dhe vetëdije. Prindër, edukatorë, mësues, mos i merrni me shaka apo bëni humor e ironi, kur fëmija ju beson imagjinatën e tij. Dëgjojeni me vëmëndje, sepse indiferenca apo mosserioziteti juaj i vret pikërisht atë, që është leva e mendimit, fantazinë. Janë pikërisht ato, imagjinata dhe fantazia që realizojnë procesin e mendimit. Më e mira do të ishte ti tregonit që edhe ju keni patur të tilla ëndra, madje keni edhe tani që jeni të rritur. Një fjalë aprovuese dhe mbështetëse, do të ishte gjëja më e mirë që mund të bëjë i rrituri në këto raste.

Marrë nga “Facebook” personal i Lira Gjika

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986