INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infarktet në zemër. Gratë presin 37 minuta më shumë se burrat për të kërkuar ndihmë

Infarktet në zemër. Gratë presin 37 minuta më shumë se burrat për të kërkuar ndihmë

Publikuar më: 12:29 12-12-2018

Gratë që pësojnë sulm në zemër (dhe ndjejnë dhimbje) presin më shumë se meshkujt para se të thërrasin për ndihmë ambulancën. Studimi i kryer në Zvicër zbuloi se ato presin mesatarisht edhe 37 minuta më shumë. Gratë dhe burrat kanë një rrezik të ngjashëm të sulmit në zemër, megjithëse për gratë rritet rreziku veçanërisht pas moshës 50 vjeç pas kalimit në menopauzë. Simptomat mund të jenë gjithashtu të ndryshme, sepse gratë zakonisht përjetojnë dhimbje prapa kurrizit, dhimbje shpatullash dhe dhimbje në stomak dhe më pak dhimbje në gjoks dhe në krahun e majtë. Ekspertët konsideruan 4,360 raste të sulmit në zemër (967 gra dhe 3,393 meshkuj) duke iu referuar periudhës 2000-2016. Studimi arriti në konkluzionin që gratë presin afërsisht 37 minuta më shumë se meshkujt para se të kontaktonin shërbimet shëndetësore. Prania e dhimbjes së gjoksit u shoqërua me zvogëlimin e kohës për kërkimin e ndihmës vetëm tek meshkujt, por jo tek gratë. Sipas studiuesve duket se gratë që pësojnë një sulm në zemër kanë më pak të ngjarë t'i atribuojnë simptomat e tyre ndaj ngjarjes kardiake që kërkon ndërhyrje urgjente. Ekspertët apelojnë që gratë ti kushtojnë vëmendje dhimbjes së moderuar në gjoks, asaj intensive në fyt, qafë, stomak, apo prapa që zgjat për më shumë se 15 minuta. Kjo dhimbje shoqërohet shpesh me të përziera, djersë e ftohta, dobësi, vështirësi në frymëmarrje ose frikë.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555