INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indi, përmbytjet e rënda u marrin jetën 76 personave

Indi, përmbytjet e rënda u marrin jetën 76 personave

Publikuar më: 09:02 18-07-2017

Të paktën 76 persona kanë vdekur nga përmbytje të rënda të shkaktuara nga musonet në Indi, njoftuan sot autoritetet lokale.

Shtetet më të prekura janë Arunakal Pradesh dhe Asam, në verilindje të vendit.

Në Asam, 60 persona kanë vdekur dhe operacionet e shpëtimit janë ngritur që prej fillimit të sezonit të shirave, në prill.

“Mijëra persona janë shpëtuar dhe gjenden aktualisht në 118 kampe urgjence të ngritura nga qeveria”, deklaron një përgjegjës i shërbimeve të sigurisë, Rajib Prakash Barua duke shtuar se pesë lumenj të rëndësishëm në këtë zonë vazhdojnë të jenë në nivele alarmante.

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203