INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Indeksi i kostove të jetesës, Tirana e treta më e ‘kripura’ në rajon

Indeksi i kostove të jetesës, Tirana e treta më e ‘kripura’ në rajon

Publikuar më: 11:27 11-09-2018

Nëse do të jetosh në kryeqytetin shqiptar Tiranë duhet të kesh mjaftueshëm të ardhura, pasi kosto e jetesës jo vetëm është më e shtrenjtë se në qytetet e tjera, por madje edhe ndër më të kripurat në rajon. Shqipëria ka indeksin më të lartë sipas të dhënave të publikuara së fundi nga Il Sole 24 Orë, duke u renditur e treta pas Potgoricës dhe Sarajevës, ndërsa kryeqyteti me koston më të lirë është renditur Prishtina.

Indeksi i kostove të jetesës në kryeqytetet e Ballkanit
Podgorica me 39.8 pikë
Tirana me 37.33 pikë
Sarajeva me 37.9 pikë
Serbia me 36.6 pikë
Shkupi me 34.7 pikë
Prishtina me 26.2 pikë


Sipas të dhënave që raportohen nga Numbeo.com për 2018, krahas Kosovës si shtetet me koston më të ulët të jetesës në rajon, janë edhe Maqedonia e Serbia. Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria kanë indeks dukshëm më të lartë. Shifrat i referohen tremujorit të parë të 2018. Çmimet e kategorive të marra në konsideratë kanë qënë kostot e mallrave të konsumit, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme. Numbeo.com që i referohet IL Sole, morri në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018. E ndërsa Tirana rezultoi ndër tre qytetet më të shtrenjtë në Ballkan, në Europë, kryeson Zvicra, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Kosto më të ulët në Europë ka Moldavia, Ukrahina dhe Kosova.

Article Logic
Execution time: 0.0039768218994141