INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidenti që për pak i mori jetën aktores Uma Thurman, flet regjisori Tarantino: Ishte një gabim i tmerrshëm [Video]

Incidenti që për pak i mori jetën aktores Uma Thurman, flet regjisori Tarantino: Ishte një gabim i tmerrshëm [Video]

Publikuar më: 10:47 17-04-2019

15 vite më parë, Kill Bill 2” mblodhi publikun në të gjithë botën për të zgjidhur çështjen e incidentit rreth këtij filmi , ku konfirmoi talentin e Quentin Tarantinos për të krijuar ngjarje të dhunshme, por me stil. Një detaj i rëndësishëm është fshehur ndër vite, që ftohu marrëdhëniet mes regjisorit Tarantino dhe protagonistes kryesore të filmit, Uma Thurman. Gjatë xhirimeve të “Kill Bill 2”, makina që drejtonte aktorja humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë, incident për të cilin Thurman fajësoi regjisorin, duke e cilësuar ngjarjen te qëllimshme. Tarantino ka pranuar përgjegjësinë, ku në një intervistë regjisori tha: “Është një ndër pengjet e jetës sime, një ndër gabimet më të tmerrshme që kam bërë”. Ai tregon se para se të xhironin atë skenë e kishte drejtuar vetë makinën, për ta testuar në rrugë dhe për të parë nëse gjithçka ishte në rregull. Regjisori shpjegon se e vetmja gjë që ndryshoi nga skena ishte drejtimi i rrugës, duke qenë se ishte drita më e mirë për kamerën. Sipas tij, aksidenti ndodhi sepse rruga e zgjedhur për xhirime, nuk ishte aq e drejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885