INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident në koncertin e Noizy-t, fansi largohet me forcë nga skena, por VEPRIMI i reperit është për tu duartrokitur! [VIDEO]

Incident në koncertin e Noizy-t, fansi largohet me forcë nga skena, por VEPRIMI i reperit është për tu duartrokitur! [VIDEO]

Publikuar më: 20:25 22-02-2020

Noizy është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, i cili e ka ndarë me të gjithë historinë e veçantë të jetës së tij. Nga një djalë i thjeshtë i rritur në rrugët e Londrës, ai u kthye në Shqipëri me ambicien për t’u bërë dikush dhe ja doli më së miri. Tashmë, Noizy është një ndër emrat më të klikuar në Youtube dhe ndër më të kërkuarit nëpër koncerte.

Në një nga koncertet që reperi shqiptar Noizy ka bërë së fundmi, ka ndodhur një incident.

Teksa ai ishte duke kënduar në skenë është ngjitur një fans i tij për të bërë foto dhe kjo ka bërë që sigurimi të ndërhyjë menjëherë.

Fansi është tërhequr me zor nga truprojat, ndërsa Noizy i ka habitur të gjithë me veprimin e tij.

Reperi ka lënë skenën dhe ka vrapuar pas fansit për të bërë foton, por sërish forcat e sigurisë nuk e kanë lejuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627